Mike Pompeo, ka arritur në Tiranë.
Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri -SHBA, ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ndodhet në Tiranë.
Top Channel mëson së Pompeo vjen më ftesë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Gjatë qëndrimit në Tiranë ish-sekretari Pompeo do të merr titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.
Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.
“Ditën e hënë, në orën 10:00, në hotel “Sheraton”, Kuvendi i Shqipërisë, me nismën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe nën kujdesin e Kryetarit të Grupit, Taulant Balla, do të organizojë një veprimtari kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në këtë veprimtari do të përshëndesë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe personalitete të tjera të larta”, thuhet në njoftim.