Mike Pompeo shkruan për marrëveshjen që Kosova arriti me SHBA-të për rrjetin 5G

18:35 | 27 Tetor 2020

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka shkruar për marrëveshjen që para disa ditësh Kosova nënshkruajti me SHBA-në për sigurinë e rrjetit 5G.

Në lidhje me marrëveshjen, pjesë e së cilës përveç Kosovës u bë edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, Pompeo ka thënë se këto tri shtete do të jenë pjesë e rrjetit të pastër.

Pompeo ka shtuar se në këtë koalicion tanimë janë edhe 27 vende anëtare të NATO-s, 25 të BE-së.

“Me marrëveshjen trepalëshe të sigurisë së rrjetit 5G, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova i bashkëngjiten rrjetit të pastër. Ky koalicion në rritje i rrjetit të pastër dhe kompanive të pastërta përfshinë po ashtu 27 shtete anëtare të NATO-s, 25 të BE-së, dhe 11 shtete të tri detërave, gjithashtu edhe shumë kompani të tjera të njohura në botë”, ka thënë ai.

Ndryshe, këto tri vende kanë nënshkruar të premten marrëveshjen me SHBA mbi ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit 5G.

Midis palëve do të nisin gjithashtu edhe diskutime mbi të drejtat e njeriut, sigurinë dhe ndikimin kinez.

Komento: