Mikel Arteta pas rekordeve fantastike ndaj Manchester United

19:12 | 25 Janar 2026

Arsenali synon të shkruajë histori të re ndaj Manchester Unitedit sot në “Emirates Stadium”, teksa skuadra e Mikel Artetës vazhdon marshimin drejt titullit të parë të Ligës Premier pas 21 vitesh.

Përballja me “Djajtë e Kuq” vjen në një moment ideal për londinezët, të cilët mund të barazojnë një rekord 46-vjeçar në kampionat.

Arsenali i ka fituar katër përballjet e fundit të Ligës Premier në shtëpi ndaj Man Unitedit, seria më e gjatë ndonjëherë kundër këtij kundërshtari, ndërsa një tjetër fitore do ta bënte ekipin e parë pas West Bromit (1976–1980) që triumfon pesë herë radhazi në shtëpi ndaj Manchester Unitedit.

Skuadra e Artetës është gjithashtu e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit të ligës kundër Man Unitedit dhe kurrë më parë nuk ka arritur shtatë takime radhazi pa humbje ndaj tyre në Ligën Premie.

Vetë Arteta ka një rekord mbresëlënës personal, duke fituar tetë nga 12 përballjet kundër Unitedit (2 barazime, 2 humbje), që përkthehet në përqindjen më të lartë të fitoreve (67%) për çdo trajner që i është përballur të paktën pesë herë “Djajve të Kuq”.

Forca kryesore e Arsenalit këtë sezon mbetet mbrojtja. Edhe pse dy ndeshjet e fundit përfunduan 0-0, ndaj Liverpoolit në shtëpi dhe Nottingham Forestit në transfertë, kundërshtarët nuk patën asnjë gjuajtje në portë.

Kjo është hera e pestë këtë sezon që Arsenali nuk lejon asnjë goditje drejt portës së vet – një statistikë elitare në historinë moderne të Ligës Premier.

Formacionet zyrtare, Arsenal – Man Utd: Derbi i Ligës Premier mes dy skuadrave në formë

Qendërmbrojtësi William Saliba ka qenë shtyllë e këtij stabiliteti, duke pësuar vetëm 90 gola në 118 ndeshje të kampionatit, me një mesatare prej një goli çdo 115 minuta.

Nga lojtarët me mbi 10 mijë minuta në Ligën Premie, vetëm legjenda Tony Adams ka një raport më të mirë.

Komento: