
Në Kosovë po vazhdon të rritet numri i personave të infektuar me koronavirus.
Mikrobiologu Lul Raka ka folur për testimet për koronavirus në Kosovë.
Raka ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se kur kemi pak teste për Covid-19, numri real i të infektuarve shumëzohet me 5-10.
Ai ka folur edhe për testet serologjike për koronavirus.
Sipas Rakës, një test i tillë “s’mund të jetë tregues i vërtetë i shkallës së prekjes”.
“Pjesa më e madhe që kanë shkuar kanë dyshuar për infeksione”, ka thënë ai.
“Duhet të kihet parasysh për testimet serologjike… një pjesë e konsiderueshme nuk zhvillojnë antitrupa. E kanë kaluar (Covid-19), dhe nuk kanë antitrupa”, ka thënë Raka.
“Por, kjo s’do të thotë që nuk kanë mbrojtje”, është shprehur Raka.