Miku i deputetit të VV-së, Adnan Rrustemit, rekomandoi PRO certifikimit të Listës Serbe

19:38 | 23 December 2024
miku-i-deputetit-te-vv-se,-adnan-rrustemit,-rekomandoi-pro-certifikimit-te-listes-serbe

“Film i metrazhit të shkurtë”, do përshkruhej më së miri rasti i përdorur për fushatë nga Lëvizja Vetëvendosje për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

E gjitha kjo, pasi Periskopi ka arritur të sigurojë rekomandimin e përgatitur për certifikimin e Listës Serbe dhe 48 kandidatëve të saj për deputet.

Ky rekomandim që konstatonte se pas verifikimit “gjithçka është në rregull me Listën Serbe”, është përgatitur nga drejtori i Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, Besnik Buzhala.

Por, kush është Besnik Buzhala?

Buzhala nuk është emër i panjohur për publikun. Ai është mik i ngushtë i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemit.

Mediumi ka raportuar qysh në fillim të dhjetorit të këtij viti se Buzhala ka marrë edhe një detyrë të rëndësishme në KQZ, pasi që është caktuar U. D i Drejtorit të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kjo është pozita kryesore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pas asaj të Drejtorit të Zyrës së Partive Politike.

Të dyja këto, tash do të drejtohen nga i njëjti person.

Më 12.12.2022, Buzhala ishte emëruar Drejtor i Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike në vitin 2022, pas procesit të rekrutimit.

Mediat kishin raportuar se kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi nuk kishte përfilluar rekomandimet e Ambasadës Britanike.

Britanikët e kishin monitoruar procesin e intervistimit dhe sipas tyre asnjë kandidat nuk i kishte plotësuar kushtet për emërimin në këtë pozitë.

Komento: