Milaim Zeka: Albin Kurti do të shkojë në burg herdo kur për budallakinat që i ka bo

23:26 | 10 Dhjetor 2025

Komentatori politik, Milaim Zeka në “Adresa” komentoi postin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili sipas tij ka mbajtur 3 poste përnjëherë.

Zeka tha se Kurti vet e ka futur në fuqi ligjin për të mos i mbajtur 2 apo më shumë poste për një mandat, por që kinse ai i ka mbajtur 3 mandate njëherësh.

Zeka gjithashtu tha se Kurti do të shkojë[ në burg herdokurdo për shkeljet e ligjit që i ka bërë gjatë mandatit të tij të fundit.

“Opozita vetëm u kru me Albinkurtin edhe me qeverinë. Po realisht po flas edhe si jurist, avokati le të me demanton në rast se nuk asht ashtu. Me pas pas jurist të zot dhe që kanë përime opozita, ky moti ishte shku në burg, nuk ka të drejtë me majtë edhe me postin e deputetit e të kryeministrit, asht në ligj, ligj të cilin ky e ka sjell në fuqi. Matematika asht e thjeshtë, ky ka me shku në burg herdo kur për kto budallakitë që i ka bo Albini.”, shtoi tutje Zeka./Gazeta10

Ndiqeni deklaratën e plotë:

Komento: