Milaim Zeka i ka thënë kryeministrit Haradinajt, se po të vjedhin do hajna të vegjël.
Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me shpenzimin e buxhetit nga mjetet e paparashikuara.
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka u shpreh se kryeministrin Haradinaj po e vjedhin disa siç i quajti ai, “hajna të vegjël”.
“Po e vjedhin do hajna me lapsa, me flamuj. Dhe nëse kryeministri nuk i eliminon këta hajdutë të vegjël, paramendo çfarë bëjnë ata hajnat e mëdhenj”.
“Mjetet e 1.8 milionë euro janë vjedhur nga Instituti Riinvest dhe kryeministri në atë kohë, Agim Çeku. Këtë e din më së miri Lumir Abdixhiku. Unë e konsideroj nga ministrat më të ndershëm Bedri Hamza dhe Avdullah Hoti”, tha ai.