Milaim Zeka kështu e shpall fitoren

23:18 | 06 October 2019

Milaim Zeka e shpall fitoren.

Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK) e Milaim Zekës ka dështuar keq në zgjedhjet e 6 tetorit.

Përkundër se ka marrë veç 0.14 % apo 865 vota nga 42.71 % të votave të numëruara, Zeka e ka shpallë një fitore.

Ai ka shkruar se fitorja e partisë së tij është dërgimi i PDK-së në opozitë.

“Fitorja e PEK-ut, dërgimi i PDK-së në opozitë! Urime Kosovë!”, ka shkruar Zeka.

Komento: