Milaim Zeka: Pas zgjedhjeve, i hapur për koalicion vetëm me Vetëvendosjen

00:01 | 22 August 2019

Partia e Milaim Zekës, PEK, do të hyjë në zgjedhje e vetme.

Zeka ka bërë të ditur se është i vendosur të shkojë i vetëm në zgjedhje, por pas zgjedhjeve do të bashkohet me Lëvizjen Vetëvendosje.

“E vetmja parti politike që shohë bashkëpunim pas zgjedhjeve është LVV, kjo pasi koalicioni me LVV mund të jetë një koalicion që do ta luftojë korrupcionin dhe krimin e organizuar”, ka shtuar Zeka në RTV Dukagjini.

Zeka, deputet në Kuvendin e Kosovës përballë analistëve ka shtuar se partia e tij në ditët në vazhdim do të bëjë publikë emrat e antarëve të rinj.

Komento: