Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Milaim Zeka, ka reaguar pas shpërndarjes së një videoje që e tregon atë duke e ofenduar Xhenetën.
Në një postim në Facebook, Zeka ka theksuar se videoja është një montazh, duke u përbërë nga pamje të shkurtra të disa episodeve të ndryshme të “Big Brother VIP Kosova 3”.
Ai ka sqaruar se sharja që dëgjohet në video është një material i vjetër dhe ripërdoret për të tërhequr vëmendjen.
“Është e disata herë që merren pamje të shkurtra nga prime i “Big Brother VIP Kosova 3” dhe montohen me një sharje që unë e kam bo moti. Ajo sharje po ripërdoret sa herë që dikush don me marrë vëmendje” tha Zeka.
Video ku dyshohet se Milaim Zeka shau me nënë Xhenetën…