Milaim Zeka zbulon videon, kjo është arsyeja pse Gjiko nuk e lë Elitën ta intervistojë ish-deputetin

09:44 | 14 Tetor 2020

Dje është bërë publike një deklaratë e reperit Gjiko ku i thotë gruas së tij, moderatores së njohur shqiptare, Elita Rudi, se ka vetëm një person që nuk do të donte ta intervistonte ajo.

Gjiko thotë se është ish-deputeti e gazetari Milaim Zeka personi i vetëm që nuk do ta intervistojë moderatorja.

Ai e ka arsyetuar këtë veprim duke thënë se shkak është fjalori që përdor Zeka.

Këtyre deklarimeve me humor u është përgjigjur ish-deputeti.

Ai ka publikuar një deklaratë të tij që e kishte bërë gjatë kohës sa kishte qenë në emision te Elita Rudi.

Me poshtë mund ta gjeni videon…

Komento: