Milan afër arritjes së nënshkrimit me lojtarin nga Premier Liga

20:51 | 14 Qershor 2021

Milan pranë arritjes së marrëveshjes me Tomorin.

AC Milan pritet që të konfirmojë arritjen e një marrëveshje për transferimin përfundimtar të Fikayo Tomori nga skuadra e Chelseas, raporton Calcio Mercato.

23 vjeçari ka shkëlqyer gjatë huazimit të tij disa mujor në San Siro dhe tashmë kuqezinjë janë gati për të siguruar përfundimisht shërbimet e tij.

Skuadra e Piolit pritet që ti paguajë londinezve një shifër prej afro 7 milionë eurosh dhe pritet që të nënshkruhet një kontratë 5 vjeçare.

Komento: