Milani arrin marrëveshje për ta mbajtur lojtarin e huazuar.
Simon Kjaer do të qëndroj në Milan përtej këtij sezoni, pasi që Milani raportohet se është pajtuar me Sevillën për një transferim permanent të danezit.
Ish-mbrojtësi i Atalantas u transferua në Milan në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Klubit kuqezi iu dha opsioni për ta blerë danezin në fund të periudhës së huazimit dhe Milani ka vendosur t’i investojë 3.5 milionë eurot e nevojshme për ta mbajtur qendërmbrojtësin, transmeton Gazeta Express.
Afati i fundit kohor që Milani e ka për shfrytëzimin e opsionit për blerjen e Kjaer skadon të mërkurën, sot, por Sky Sport Italia raporton se dy klubet tashmë kanë arritur marrëveshje për transferimin permanent të futbollistit.
Kjaer ka luajtur në 14 ndeshje të Serisë A që nga transferimi i tij në janar dhe e ka zënë vendin në formacion si njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Stefano Piolit.
Sky Sport Italia raporton se dy klubet janë pajtuar për të gjitha detajet e transferimit dhe tani pritet që së shpejti të zyrtarizohet transferimi i 31-vjeçarit në formë permanente.