Milan po konsideron dy emra në veçanti si zëvendësime të mundshme të Pepe Reina.
Rossonerët janë në kërkim të një zëvendësi të ri të Donnarumma pasi Pepe Reina u largua për në Lazio, Asmir Begovic u kthye në Bournemouth dhe Alessandro Plizzari u huazua te Reggina.
Edicioni i së shtunës në gazetën Tuttosporte konfirmon këtë, dhe madje shton se menaxhmenti dëshiron një portier me përvojë, përcjell ORAinfo.
Asmir Begoviç është gjithmonë në pole position, por ka pasur sugjerime që paga e tij të konsiderohet shumë e lartë.
Profilet e tjerë të ndjekur janë Andrea Consigli e Sassuolo (33 vjeç) dhe Marco Sportiello i Atalanta (28 vjeç).
Sidoqoftë, këta nuk janë emrat e vetëm në listën e dëshirave pasi ka edhe lojtarë të tjerë që po merren në konsideratë.
Sido që të jetë, duket pothuajse e sigurt që Milani mirëpret një portier të ri gjatë dritares së verës. /ORAinfo/