Milan transferon yllin e Napolit për 40 milionë euro.
Rosonerët për shopping te Napoli.
Milan nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri duke regjistruar 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
Rosonerët renditen në pozitën e 5-të në Serie A dhe Maldini ka filluar të punojë për merkaton e janarit.
Milan synon afrimin e një mesfushori defanziv, vend ky i lënë bosh nga Franck Kessie dhe Maldini e ka gjetur pasardhësin te Napoli.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e Zambo Anguissa nga Napoli.
Napoli e bleu Anguissan gjatë kësaj vere për 15 milionë euro nga Fulhami, ndërsa kamerunasi është përshtatur mjaftë mirë me skuadrën.
Anguissa ka luajtur 9 ndeshje me Napolin këtë sezon, ka realizuar 1 gol dhe 3 asistime.
Për ta bindur Napolin, Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit.