De Rossi kishte vendosur të qëndronte në Serie A sezonin e ardhshëm, i gatshëm të vlerësonte ofertat nga klubet e tjera pas largimit nga Roma.
Nesër, ai do të ulet me agjentin e tij për të bërë vlerësimet e para.
Milani, Fiorentina dhe Sampdoria janë të interesuar për shërbimet e veteranit, dhe De Rossi do të duhet të vendosë në mes të tre ekipeve gjatë vlerësimit të ofertave.
Në ditët e ardhshme, gjithashtu për shkak se kontrata e tij me Romën mbaron të dielën, një vendim do të arrihet.
Milan po mendon ta transferojë De Rossin përforcuar mesfushën.
De Rossi është Kampion Bote me Italinë. /ORAinfo/