Krizë rezultatesh: Milan transferon yllin e Serie A.
E bujshme, Milan ka gati super përforcimin për këtë afat kalimtar.
Milan nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2023. Rosonerët në pesë ndeshjet e fundit kanë pësuar dy humbje, kanë barazuar dy herë dhe kanë marrë vetëm një fitore.
Drejtuesit janë të shqetësuar me rezultatet e skuadrës dhe janë të gatshëm të kryejnë një përforcim gjatë këtij afati kalimtar.
Milan synon transferimin e një sulmuesi dhe Maldini e ka gjetur përforcimin ideal në Serie A.
Siç raporton Calcio Mercato, Milan synon transferimin e sulmuesit të Atalantës, Luis Muriel.
Sulmuesit kolumbian i skadon kontrata me Atalantën në fund të sezonit dhe Rosonerët mund ta transferojnë atë për më pak se 5 milionë euro.
Muriel ka luajtur në 10 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 1 gol dhe 3 asistime.