Milan afër transferit të madh nga Argjentina

13:40 | 10 Nëntor 2021

Milan duhet të jetë në gjendje të marrë Julian Alvarez për një shumë më të ulët se klauzola e tij e parashikuar e lirimit për shkak të situatës së kontratës së tij.

Alvarez hyri në akademinë e River Plate dhe ai ka shpërthyer këtë sezon, duke shënuar 15 gola në 16 ndeshje të ligës me 6 asistime duke luajtur si qendërsulmues.

Kjo përfshin një seri prej 10 golash në 6 paraqitjet e tij të fundit, dhe 4 në ndeshjen e tij të fundit gjatë fundjavës, i cila paraqitii një hat-trick për nëntë minuta.

Calciomercato raporton se ka një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh të futur në kontratën e Alvarez me River Plate, megjithatë kjo mund të anashkalohet lehtësisht nga Milani apo Fiorentina që sot janë klubet më të interesuara për 21-vjeçarin, përcjell ORAinfo.

Burimi pretendon se ata mund ta marrin reprezentuesin argjentinas me një çmim më të lirë duke qenë se kontrata e tij skadon në dhjetor të 2022.

Ndërsa Alvarez nuk dëshiron të largohet si transferim i lirë për të mos ndëshkuar ekonomikisht klubin që e ndihmoi të rritet. /ORAinfo/

Komento: