Milan anulon konferencën për media para ndeshjes me Genovan, mësohet arsyeja

16:31 | 28 Shkurt 2020

Për shkak të rrezikut nga koronavirus, AC Milan ka anuluar konferencën për medie.

Milan kanë deklaruar se konferenca e zakonshme për medie para vikendit do të anulohet, si pasojë e rrethanave të komplikuara.

Coronavirusi ka detyruar Lombardinë që të mbyll dyert e stadiumeve, dhe Stefano Pioli nuk do të ftohet në konferencë për medie, para ndeshjes së nesërme.

“Në përputhje me masat e miratuara nga qeveria dhe rajoni i Lombardisë për emërgjencën e Coronavirusit, Milan njofton se nesër, e shtunë 29 shkurt, konferenca për shtyp me trajnerin Stefano Pioli nuk do të mbahet” thuhet në deklaratën e Milan.

Megjithatë, klubi ka zbuluar se ata do të sigurojnë një intervistë me trajnerin Pioli, për t’u transmetuar në Milan TV.

Komento: