Milan apo Barcelona, ylli brazilian i thotë ‘PO’ gjigantit evropian

15:34 | 19 Prill 2019

Ylli brazilian Richarlison pritet të largohet në afatin e verës nga Everton.

Marca raporton se Eric Abidal e ka bërë brazilian objektivin e tij kryesor për të përforcuar skuadrën e Ernesto Valverde.

Katalanët janë të etur për të nënshkruar me një sulmues të ri, për të mbështetur Luis Suarez dhe Lionel Messin, që po shkojnë drejt plakjes, përcjell lajmi.

Richarlison i është bashkuar Evertonit në vitin 2018, dhe në 29 paraqitje ka shënuar 12 gola, duke u shndërruar në një sensacion në Premierligë.

Liderët e La Ligas gjithashtu janë të interesuar edhe për talentin e Manchester United, Marcus Rashford.

Komento: