Conte mes Milanit e Romës
Ish-selektori i Italisë, Antonio Conte, pritet t’i kthehet zejes së trajnerit pas interesimit të Milanit dhe Romës për shërbimet e tij.
Dy skuadrat italiane po e duan Conten, i cili aktualisht është i papunë prejse u largua nga Tottenhami në muajin mars të këtij viti.
Conte po pëlqehet si nga krerët e Milanit ashtu edhe ata të Romës, të cilët nuk janë të kënaqur me trajnerët aktual të klubeve të tyre.
Humbja e thellë në derbi nga Interi 5:1 ka bërë që te Milani të mendojnë për largimin e trajnerit Stefano Pioli.
Ndërsa te Roma janë të gatshëm për të hequr dorë nga Jose Mourinho, i cili nuk ka pasur start të mirë këtë edicion.
Conte në nivel klubesh ka drejtuar edhe Interin, Chelsean e Juventusin, skuadra me të cilat ka fituar tituj kampioni. Po ashtu, ai ka qenë edhe në krye të Sienas, Atalantas e Barit.