Milan arrin fitore të madhe, synim Champions League

22:32 | 11 Maj 2019

Milani ka arritur një fitore të rëndësishme.

“Rossonerët’ arritën fitore minimale në stadiumin ‘Artemio Franchi’, çka mban ende gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve s ezonin e ardhshëm.

Goli që i dha tre pikë skuadrës së Gennaro Gattusos ishte ai i minutës së 36-të, i shënuar me kokë nga Hakan Calhanoglu, pas krosimit perfekt të Susos.

Deri në fund, rrjetat mbeten të paprekura dhe ‘Violët’ e çojnë në 14 numrin e ndeshjeve pa fitore.

Milani tashmë tubon 62 pikë në vendin e pestë, një më pak se Interi (që ka një ndeshje më pak) dhe tre më pak se Atalanta, që renditen në pozitat 4 dhe 3 respektivisht.

Fiorentina pas startit të mirë që pati në fillim, tashmë pozicionohet në vendin e 13 me 40 pikë.

Komento: