
Milan arrin marrëveshje të madhe.
Milani është vënë pas Angel Correas të Atletiko Madrid. Pas disa ditësh kontaktesh duket se është gjetur marrëveshja mes dy klubeve.

Siç rapoton “SportMediaset”, Atletiko Madrid ka pranuar ofertën e Milanit që është 42 milionë euro dhe 30% përqind të kartonit të tij në rast se do të shitet sërish.
Kjo tratativ nuk është zyrtarizuar ende për shkak se kuqezinjtë kërkojnë të shesin më parë Andre Silvën dhe mbrojtësin Rodriguez për të finalizuar ardhjen e tij në Milano.
Tashmë është sulmuesi portugez pengesa e vetme për këtë marrëveshje pasi Milani ka në dorë Correan.