Milan arrin marrëveshje personale me talentin e madh, tani pritet vetëm pajtimi me ekipin e tij!

10:25 | 19 Korrik 2022

Milan gjithnjë më afër transferimit të De Ketelaere – ka marrëveshje personale me lojtarin

Ylli belg është në radarin e Milan tash e disa javë por marrëveshja me Club Brugge nuk po arrihet.

Fabrizio Romano bën të ditur se Milan janë duke u afruar gjithnjë e më shumë me synimin e tyre final.

Klubi pritet të bëjë nesër një tjetër ofertë për Club Brugge, lidhur me kartonin e De Ketelaere.

Mesfushori me tipare ofensive ka një marrëveshje me Milan, sa i përket kushteve personale, përcjell lajmi.

Në garë për lojtarin është edhe skuadra e Leeds United, që po tregohet e gatshme të ofrojë shuma më të mira sesa Milani.

Mbetet të shihet nëse oferta e radhës nga Milan do të jetë mjaftueshëm bindëse për krerët e Club Brugge.

Komento: