Milan arrin marrëveshje të re me yllin e skuadrës

10:35 | 18 Korrik 2019

Milan thuhet se po zhvillon bisedime lidhur me kontratën e re për Giacomo Bonaventura, i cili duhet të rifitojë fitnesin e plotë muajin e ardhshëm, pas një lëndimi që i zgjati disa muaj.

Sipas Gianluca Di Marzio, Milan tashmë kanë filluar punën për një kontratë të re me Bonaventurën, marrëveshja e tanishme e së cilit skadon vitin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Mesfushori ka luajtur vetëm tetë herë në Serie A sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, megjithëse ai arriti të shënoi tre gola.

Di Marzio shton se Bonaventura do të kthehet në fushë në muajin gusht.

Bonaventura, i cili k përfaqësohet nga Mino Raiola, u bashkua me Diavolo nga Atalanta në verën e vitit 2014 për 7 milionë euro.

Ai ka shënuar 31 gola dhe 16 asistime në 152 paraqitje për klubin. /ORAinfo/

Komento: