Milan arrinë marrëveshje me 6 lojtarë

15:57 | 26 Qershor 2020

Milani ka arritur marrëveshje me gjashtë lojtarë në lidhje me zgjatjen e kontratave të tyre deri në fund të sezonit.

Gianluca Di Marzio shkruan se kuqezinjtë kanë një marrëveshje me tre lojtarët, kontratat e të cilëve me Milanin skadojnë më 30 qershor 2020, përcjell ORAinfo.

Zlatan Ibrahimovic, Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura kanë zgjatur të gjitha kontratat e tyre edhe për dy muaj të tjerë deri më 31 gusht, në mënyrë që të përfundojnë sezonin aktual.

Dy mesfushorët me siguri do të largohen pas kësaj date siç raportohet gjerësisht nga shumica e mediave, ndërsa situata në lidhje me të ardhmen e Zlatan Ibrahimoviçit nuk është aq e qartë akoma dhe ka të ngjarë që nuk do të vazdhohet deri në fund të sezonit.

Është arritur gjithashtu marrëveshje për zgjatjen e huave të Asmir Begoviç, Simon Kjaer dhe Alexis Saelemaekers që do të thotë që të tre lojtarët do të qëndrojnë deri në fund të gushtit.

Në ndërkohë, Milani do të vlerësojë mundësinë e nënshkrimit të tyre, me opsione për të blerë të dy të fundit. /ORAinfo/

Komento: