
Milan është në bisedime me Chelsean për Hakim Ziyech dhe skuadra e Premierligës tashmë është duke kërkuar zëvendësuesin e tij.
Sipas Telegraph, Milan dhe Chelsea janë në negociata për Ziyech edhe pse anësori është larguar për të filluar përgatitjet parasezonale me pjesën tjetër të skuadrës në Los Angeles.
Chelsea është i hapur për të lënë Ziyech të largohet, por dëshiron një shitje të përhershme, ndërsa kuqezinjtë po shkojnë për një huazim me detyrim blerje, përcjell ORAinfo.

Ziyech kuptohet se është nën ndihmën e Roc Nation Sports pasi është ndarë nga agjenti i tij afatgjatë.
Roc Nation ndihmoi për të negociuar rikthimin e Romelu Lukakut në Inter në formë huazimi dhe ata janë gjithashtu në marrëdhënie të mira me Milanin.
Milan dhe Ziyech shpresojnë se një marrëveshje do të arrihet sipas raportit.
Chelsea ka një motiv shtesë për të shitur: ata po shikojnë Serge Gnabry si një alternativë ndaj Raphinhas për krahun e djathtë.
26-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në marrëveshjen e tij me Bayern Munich dhe mund të kushtojë rreth 40 milionë euro. /ORAinfo/