AC Milan është gati të luftojë me Arsenalin për të nënshkruar me mesfushorit të Olympiacos, Mady Camara këtë verë.
Camara ka shkëlqyer këtë sezonë për ekipin grek Olympiacos, përcjell ORAinfo.
Mediat greke raportojnë se një numër i klubeve tani po interesohen për 23-vjeçarin, dhe se do të jetë e vështirë për Olympiacos që të mbajë atë.
Vlera lojtarit nga Guinea llogaritet rreth 25 milion euro.
Klubi Grek ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare, por Arsenali dhe Milani janë të etur për të transferuar lojtarin.
Mbetet të shihet në muajt në vazhdim nëse Milan apo Arsenal do të arrijnë ta kenë në radhët e veta yllin e Olympiacosit. /ORAinfo/