Milan dhe Atalanta kanë ndarë pikët në ndeshjen e sotme.
Milan po vazhdon të tregojë formë të lartë pas rikthimit nga pauza e pandemisë, duke qenë skuadër e vështirë për t’u mposhtur.
Në ndeshjen e sotme, Milan ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme kundër skuadrës së Atalanta, pas barazimit 1:1, shkruan lajmi.
‘Rosoneri’ kaluan të parët në epërsi në këtë takim, duke gjetur rrugën e golit me anë të Hakan Calhanoglu, i cili nga gjuajtja e lirë la pa mundësi portierin e Atalanta.
Atalanta reagoi me anë të Duvan Zapata, i cili pas një tollovie të krijuar në mbrojtjen e Milan, dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1:1.
Me këto dy gola u vendos fati i takimit të xhiros së 36 në Serie A, ndërmjet Milan dhe Atalanta.
Me këtë pikë, Milan numëron 60 pikë për pozitën gjashtë, kurse Atalanta numëron 75 pikë në pozitën e dytë.