AC Milan është afër të arrij marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Tottenham, Serge Aurier.
Dëshira e kuqezinjve për të nënshkruar me mbrotjësinë e djathtë është raportuar nga një numër i mediave të ndryshme, me Andrea Conti dhe Davide Calabria që pritet të largohen nga ‘San Siro’ në fund të sezonit.
Mediat në Itali raportojnë se Aurier është një objektiv i menaxhimit të Milanit për të forcuar mbrojtjen, përcjell ORAinfo.
Sipas asaj që po raportojnë TodoFichajes, Milan dhe Tottenham tani janë afër që të arrijnë përfundimisht një marrëveshje në lidhje me tarifën e transferimit.
Klubi anglez fillimisht kërkoi 20 milionë euro për lejimin e lojtarit për tu larguar, por në fund transferimi do të arrijë në një shifër afër 15 milionë euro, plus bonuset.
Marrëveshja është në fazën finale, dhe zyrtarizmi i lojtarit pritet të ndodh shumë shpejt. /ORAinfo/