Milan – Barcelona, po ndodh shkëmbimi i madh

15:31 | 09 Qershor 2021

Barcelona dhe AC Milan ndoshta në afatin veror që tashmë ka nisur do bëjnë një shkëmbim mjaftë interesant.

Bëhet fjalë për dy mbrojtësit Junior Firpo dhe Alessio Romagnoli, që nuk janë të kënaqur në klubet e tyre.

Firpo ka kaluar edicionin huazim te Nice, derisa kapiteni i “Rossonerëve” ka humbur vendin në formacionin bazë nga Fikayo Tomori (lojtar të cilin Milan do ta blejë së shpejti nga Chelsea).

Romagnoli ka edhe një vit kontratë, por Milan është i interesuar ta shesë, derisa ka interesim për Firpon, transmeton lajmi.

Kësisoj, mediumi spanjoll Mundo Deportivo, raporton se dy klubet mund t’i shkëmbejnë lojtarët.

Milan ka interesim të madh për Firpon, derisa Barcelona gjithashtu ka admirim për Romagnolin.

Mbetet të shihet në javët në vijim nëse vërtet do realizohet ky shkëmbim, duke marrë parasysh se dy klubet janë të hapura për negociata.

Komento: