AC Milan e ka zgjedhur Joaquin Correa si një opsion për sulmin sezonin e ardhshëm.
Milan janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro në cash plus Patrick Cutrone për Argjentinasin, përcjell ORAinfo.
Milani tani mund të presë një përgjigje të presidentit të Lazios, Claudio Lotito, i cili vlerëson 24 vjeçarin me 60 milionë euro.
Correa nënshkroi për Lazio nga Sevilla verën e kaluar për 15 milionë euro dhe shënoi 9 gola dhe 7 asiste në 44 paraqitjet e Serie A./ORAinfo/