Milan befason për Romagnolin

12:03 | 20 May 2020

Milani e lë në pritje Romagnolin.

Milani raportohet se e ka lënë kapitenin Alessio Romagnoli në pritje për një kontratë të re. Kuqezinjtë kanë caktuar prioritete të tjera para rinovimit të kontratës së kapitenit të tyre.

Gazeta italiane Tuttosport shkruan se Milani vendosi t’i shtyjë negociatat me Romagnolin, pasi që kontrata e tij aktuale vlen deri në qershor të vitit 2022, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, drejtuesit në San Siro janë të vetëdijshëm se ata do të duhet t’i nisin negociatat me qendërmbrojtësin së shpejti, përndryshe mund t’iu përsëritet historia e Gianluigi Donnarummas.

Portierit italian i përfundon kontrata verën e ardhshme dhe klubi nuk ka arritur ende ta bindë atë të nënshkruajë kontratë të re. Për më tepër, shumë klube tashmë janë interesuar për transferimin e tij.

Si Donnarumma, edhe Romagnoli ka pasur rol të rëndësishëm në skuadrën e Milanit këtë sezon. Për shkak të rëndësisë së tij edhe si kapiten, Milani pritej të vepronte më shpejt në rinovimin e kontratës së 25-vjeçarit, gjë që nuk ka ndodhur.

Komento: