Milan befason, po e shet yllin e madh

17:32 | 23 Qershor 2019

Milan nuk e do më yllin e madh.

Milani ka nxjerrë në merkato Frank Kessie. Drejtuesit e klubit kuqezi i kanë komikuar agjentit të tij se lojtari nuk është zgjedhja e parë e trajnerit të ri dhe për këtë arsye duhet të gjejë një skuadër të re.

Kessie u transferuar nga Atalanta te Milani para dy sezonesh duke luajtur 96 ndeshje ku shënoi 12 gola e 9 asiste.

Kuqezinjtë e vlerësojnë rreth 35 milionë euro dhe intersim kanë shfaqur disa skuadra nga Premier League. Arsenal, Everton dhe Tottenham kanë nisur kontaktet e para me agjentin e tij. Kessie u bë protaginst i një sherri me mesfushorin tjetër Biglia gjatë ndeshjes ndaj Interit. Një gjest që nuk u prit aspak mirë nga drejtuesit.

Komento: