Milani është gati të provojë përsëri për sulmuesin Andrea Belotti nëse Zlatan Ibrahimoviç vendos të largohet këtë verë, raporton La Stampa, përcjell ORAinfo.
Në vitin 2018, Milan kishte ofruar 50 milionë euro për Bellotin, por ishte refuzuar nga drejtuesit e klubit të Torinis.
E tani duket se Milan do të provojë serish ta sjellë atë në ‘San Siro’.
Kjo pasi e ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç është në pikëpyetje, me dalje të shumëfishta që raportojnë se një vendim lidhur me të ardhmen e tij në Milano do të varet nga një takim ballë për ballë që ai ka me drejtorin Ivan Gazidis në lidhje me planet për sezonin e ardhshëm.
Si rezultat, Milan është duke kërkuar një sulmues, me Luka Joviç si duket opsionin më konkret aktualisht, ndërsa tani edhe Mario Belotti është rikthyer përsëri në shënjestër.
Për 26 vjecarin interesim kanë shprehur edhe Napoli dhe Roma.
Belotti ka nëntë gola dhe dy asistime në 23 ndeshjet e Serisë A për Torinon deri më tani këtë sezon. /ORAinfo/