AC Milan po mendon të nis përpjekjet për transferimin e të riut nga Barcelona, brazilianin Emerson.
Kuq e zinjtë ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap konkret drejt nënshkrimit me Emerson, por mediat në Spanjë raportojnë se Milan po e shqyrton seriozisht transferimin e tij, duke pas prasysh formën e dobët të Andrea Conti dhe Davide Calabria.
Emerson është i preferuar edhe i trajnerit gjerman, Rafl Rangnick i cili pritet të marrë drejtimin e Milanit nga sezoni i ardhshëm, përcjell ORAinfo
Lojtari i huazuar të Real Betis nuk pritet të kthehet në Barcelona duke pasur parasysh hapësirën e kufizuar në dispozicion.
Ky mund të jetë një lajm i mirë për Milanin, mirëpo vlerat e tij mund të paraqes problem.
Sipas kontratës me Barcelonën deri në vitin 2024, vlerësimi i Emerson është rreth 25 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse Milan është gati të paguaj kaq para për brazilianin e ri. /ORAinfo/