Milan bën goditjen e madhe, vjen me super transferim nga Brazili

13:12 | 27 Korrik 2019

Milan është në negociata të avancuara për Duarte.

Sipas asaj që është mësuar nga calciomercato, negociatat për Leo Duarte janë në një fazë të përparuar, gati për t’u mbyllur në çdo moment, përcjell ORAinfo.

Negociatat udhëhiqen nga agjenti Alessandro Lucci (klientët përfshijnë Calabria, Suso) së bashku me bashkëpunëtorin e tij Serginho,ie cila shpjegon pse të dy kanë vizituar Casa Milan disa herë gjatë javëve të fundit.

Një nga forcat kryesore të 23-vjeçarit është fiziku i tij, të cilën mund të përfitojë Milani kur përballet me ekipet me sulmues të mëdhenj.

Braziliani është studiuar për një kohë të gjatë nga shefi i kuqezi, Geoffrey Moncada, dhe tani një veprim është i afërt.

Milan dhe Flamengo kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, e cila inkurajoi palën nga San Siro për të përshpejtuar negociatat.

Ata thuhet se do të paguajnë 11 milionë euro plus bonuse për lojtarin, agjenti i të cilit u takua të martën me Milanin. /ORAinfo/

Komento: