Milan bën “hajgare” me Piatek-un, “veterani” i Napolit do të paguhet plotë 15 milionë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan bën “hajgare” me Piatek-un, “veterani” i Napolit do të paguhet plotë 15 milionë

20:34 | 05 Shkurt 2019

Që futbolli kinez po merr përmasa të mëdha kjo nuk ka diskutim.

Marek Hamsik ka konfirmuar se do të largohet nga Napoli për tu transfruar te ekipi kinez, Dalian Yifang ose nesër pasnesër’.

Hamsik bëri njoftimin gjatë një vizite në shkollën private Daniel Defoe në Napoli të martën në mëngjes përcjell ORAinfo.

“Po largohem nesër ose një ditë më pas”, u citua ai nga Tuttomercatoweb dhe Calciomercato.com.

Shkolla – të cilën të dy djemtë e tij ndjekin – paraqitën fotografi të një festë lamtumire për mesfushorin në faqen zyrtare të Facebook.

Ajo çfarë bije në sy është paga që do ta marrë te skuadra kineze.

Sllovaku te ekipi kinez do të ketë pagë 15 milionë euro në vit. Imagjinoni tranferimi i ri i Milanit, sulmuesi Piatek paguhet 2 milion në vit./ORAinfo/

Komento: