
Divock Origi tani duket i sigurt se do të jetë nënshkrimi i parë i AC Milan këtë verë me drejtuesit që kanë komunikuar zyrtarisht synimin e tyre për ta nënshkruar atë.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, interesi i kuqezinjve për Divock Origi është i mirënjohur, por një hap i rëndësishëm erdhi kohët e fundit pasi drejtuesit i dërguan një komunikim zyrtar përmes emailit në Liverpool për të shprehur gatishmërinë e tyre për t’i ofruar sulmuesit belg një marrëveshje, përcjell ORAinfo.

Për të treguar gatishmërinë për të nisur një negociatë për një lojtar – edhe nëse është në një transferim të lirë me skadimin e kontratës së tyre – është e nevojshme të paraqitet një komunikim zyrtar gjatë të cilit klubi i interesuar (Milani në këtë rast) duhet të paralajmërojë klubin aktual të lojtarit, (Liverpool) se ata janë në bisedime.
Kërkesa e Origit për Milanin ishte 4.5 milionë euro neto në vit, por me 4 milionë euro mund të mbyllet marrëveshja.
Origi i ka thënë PO idesë për t’u bashkuar me kuqezinjtë dhe tani palët duhet vetëm të gjejnë një marrëveshje të plotë ekonomike. /ORAinfo/