Milan bën ofertë për yllin e Juventusit, ja çfarë përgjigje ka marrë tani

12:58 | 04 January 2019

Juventus duket se nuk dëshiron t’i shes më lojtar Milanit.

Raportet e fundit nga Italia thonë se Milan ka bërë ofertë për Moise Kean, por Juventusi e ka refuzuar atë

Kuqezinjtë po kërkojnë një sulmues që do të ishte alternativ e Patrick Cutrone dhe Gonzalo Higuain, por ende janë nën vëzhgimin e kufizimeve të Fer Playt Financiar.

Sipas calciomercato.com, oferta e Milanos ishte që ta merrte për gjashtë muaj huazim Kean, me mundësi blerje në fund.

Megjithatë, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, me urdhër të trajnerit Max Allegri, e ka bërë të qartë që Kean nuk është në shitje, jo vetëm për Milanin.

Juve po ashtu është duke punuar shumë me agjentin e tij Mino Raiola për të rinovuar me sulmuesin e ri, kështu që ia kanë bërë të qartë agjentit që s’pari duhet të bëhet rinovimi i kontratës mandej mund të merret në konsideratë huazimi i tij.

Komento: