
AC Milan, ka të ngjarë të mbajë Antonio Miranten për një vit tjetër duke zgjatur marrëveshjen e tij, zbulon një gazetar.
Mirante mbërriti në Milano gjatë urgjencës së portierëve që kuqezinjtë përjetuan midis tetorit dhe nëntorit, kur Mike Maignan kishte problem me kyçin e dorës që kërkonte operacion. Në atë kohë, kjo do të thoshte se Ciprian Tatarusanu ishte numri i ri, përcjell ORAinfo.

Sipas asaj që raportohet nga Daniele Longo i Calciomercato në Twitter, ka një ‘shans të mirë’ që Mirante tani të rinovojë kontratën e tij për një sezon tjetër, duke zgjatur kështu qëndrimin e tij në sezonin 2022-2023./ORAinfo/