Milan ‘blindon’ talentin e skuadrës, refuzon një super ofertë

22:04 | 10 May 2020

Milan refuzon 30 milionë euro për mesfushorin e talentuar.

Milan ka refuzuar ofertë prej 30 milionë eurosh nga Paris Saint-Germain për mesfushorin Ismael Bennacer.

Sipas “le10sport.com”, klubi i Ligue 1 tashmë ka bërë ofertë për algjerianin, por oferta i është kthyer prapa.

Nuk është mjaftueshëm për ta marrë atë, derisa Leonardo dhe PSG nuk do të heqin dorë lehtë.

Milan pagoi 16 milionë euro për ta sjellë nga Empoli verën e kaluar.

Ai ka bërë 23 paraqitje këtë edicion, ka kontribuar vetëm me një asist, ama është bërë lojtari kyc në mesfushën e Milanit.

PSG duket që do të rrisë ofertën deri në 40 milionë, por Milani nuk do të pranojë as këtë ofertë sipas mediave italiane.

Komento: