
Milan e ka nisur keq sezonin e ri në Serie A, duke u mposhtur si mysafir nga Udinese me rezultat 1:0.
Për t’i dhënë zemër skuadrës së tyre, rreth 50 mijë shikues pritet të jenë present në ‘San Siro’ në ndeshjen e dytë që Milan do ta zhvillojë këtë të shtunë kundër Brescia, përcjell ORAinfo.
Calciomercato raporton se 50 mijë tifozë të flakët të Milanit do të jenë present në ‘San Siro’ të shtunën në mbrëmje.
Sipas këtij mediumi, tifozët ‘kuq e zi’ kanë shpres të djelmoshat e Marco Giampaolos për tu rikther në rrugën e duhur drejt fitoreve në Serie A. /ORAinfo/