Milan-Cagliari, e pabesueshme , ky është çmimi i biletave – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan-Cagliari, e pabesueshme , ky është çmimi i biletave

22:41 | 01 Shkurt 2019

Shkurti, do të jetë një muaj i zënë për rossonerët.

Pesë sfida të planifikuara, dy prej të cilave në San Siro kundër Cagliarit dhe Empolit përcjell ORAinfo.

Prandaj, San Siro më shumë se kurrë ka nevojë për “futbollistin e dymbëdhjetë”, pra përkrahjen e tifozëve.

Për të thënë shkurt, ekipi rossoner ka nevojë për mbështetjen e fansave. Për sfidën kundër Sardenjëve të dielën më 10 shkurt në orën 20:30, studentët mund të blejë një biletë speciale prej 10 € .

Secili studentë duhet të prezantohet në sportel, duke ekspozuar distinktivin e universitetit dhe kartën e identitetit .

Bileta nuk është e transferueshme. /ORAinfo/

Komento: