Mesfushori truk, Hakan Calhanoglu ka konfirmuar vazhdimin e qëndrimit në Milan.
Calhanoglu Mesfushori turk ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet nga San Siro.
“Nuk është e vërtetë se dua të kthehem në Bundesligë, dua të mbetem këtu. Milan është një zgjedhje e zemrës, dua të vazhdoj ta vesh fanellën kuq e zi”, deklaroi Calhanoglu për “Sky Sports”.
“Trajneri Pioli është një figurë shumë e rëndësishme, jo vetëm për mua. Më gëzon fakti se do të mbetet në detyrë”, u shpreh ai.