Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme: Milan – Chelsea
Milani dhe Chelsea do të zhvillojnë përballjen e dytë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që parë përfundoi 3-0 për skuadrën londineze, ndërsa sonte nga ora 21:00 në stadiumin “San Siro” pritet të mësohet se kush e fiton takimin e dytë.
Për këtë duel, Rossonerët do të jenë pa Mike Maignan, Alessandro Florenzin, Zlatan Ibrahimovicin, Junior Messias, Simon Kjaer, Davide Kalabria dhe Alexis Saelemaekers, që janë të lënduar.
Chelsea në anën tjetër nuk mund të llogarisë në Wesley Fofanan dhe N’Golo Kanten, që po ashtu janë të lënduar, ndërsa në dyshime është Hakim Ziyech.
Statistika
Chelsea ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.
Chelsea ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.
Parashikim
Kjo ndeshje pritet të përfundojë me barazim, me dy skuadrat që mund të shënojnë gola.
Formacionet e mundshme:
Milan: Tatarusanu, Hernandez, Tomori, Kalulu, Dest, Tonali, Bennacer, Leao, Diaz, Krunic, Giroud.
Chelsea: Arrizabalaga, Chalobah, Silva, Koulibaly, Chilwell, Kovacic, Loftus-Cheek, James, Streling, Mount, Aubameyang.