Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet derbi tejet interesant mes Milanit dhe Chelseat, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, të dy skuadrat u përballën me njëra tjetrën në “Stamford Bridge” të Londrës, ku Chelsea e mposhti Milanin me shifrat 3:0.
Momentalisht, pas tre ndeshjeve të zhvilluara në Grupin E, Chelsea dhe Milani gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve, respektivisht me nga katër sosh të arkëtuara, ku “Blutë” renditen në vendin e dytë, krahas kampionit italian që zë vendin e tretë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Calabria, De Ketelaere, Florenzi, Ibrahimovic, Kjaer, Maignan dhe Saelemaekers, kurse te Chelsea nuk do të paraqiten Fofana, Kante dhe Ziyech.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta nisin ndeshjen e sotme, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Hernandez, Tomori, Kalulu, Gabbia; Tonali, Bennacer; Krunic, Diaz, Leao; Giroud
Chelsea (3-4-2-1): Kepa; Silva, Chalobah, Koulibaly; Chilwell, Jorginho, Kovacic, James; Sterling, Mount; Aubameyang