Milan- De Ketelaere, ky është lajmi i fundit

22:13 | 17 Korrik 2022

AC Milan, është gati të paraqesë ofertën e tretë për Charles De Ketelaere dhe mungesa e tij në finalen e Superkupës sot ishte një shenjë.

Sipas MilanNews, oferta e parë e kuqezinjve për De Ketelaere ishte rreth 20 milionë euro plus bonuse, por ishte më eksploruese se çdo gjë tjetër, përcjell ORAinfo.

Menaxhmenti priti disa ditë përpara se të prezantonte ofertën e dytë prej rreth 28 milion € plus bonuse (plus potencialin për Jungdal dhe Roback si homologë), por edhe kjo u refuzua.

Milani gjeti marrëveshje me 21-vjeçarin për një kontratë pesëvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në sezon dhe më pas sot në finalen e Superkupës së Belgjikës mes Brugge dhe KAA Gent, De Ketelaere nuk luajti asnjë minutë.

Ky mund të jetë një tregues i tregut sepse – për respekt – AC Milan nuk donte të kontaktonte me klubin belg përpara ndeshjes. Paolo Maldini dhe Ricky Massara tashmë kanë gati ofertën e tretë me vlerë 30 milionë euro plus bonuse, rreth 10 milionë euro më shumë se propozimi i parë dhe një sinjal se Milani absolutisht dëshiron të mbyllet./ORAinfo/

Komento: