Lajm bombastik, Memphis Depay nga janari në Serie A.
Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay pritet të largohet nga Camp Nou në merkaton e janarit, pasiqë kontrata i skadon në fund të sezonit.
Për Blaugranët afati kalimtar i janarit do të jetë mundësia e fundit për të përfituar para nga shitja e tij.
Depay gjatë verës ishte i lidhur me një transferim te Juventusi, por në fund operacioni dështoi.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e Depay në merkaton e janarit.
Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 5 milionë euro për kartonin e holandezit. Pioli e sheh Depay si një përforcim ideal për vijën e sulmit.
Bisedimet me Barcelonën do të fillojnë pas Botërorit dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.