Milan-Depay, vjen lajmi i “çmendur”

13:17 | 29 Gusht 2019

Milan nuk ka hequr dorë nga Depay.

Sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay është lojtari i fundit që ka përfunduar në listën e dëshirave të Milanit.

Rossonerët janë ende në kërkim të përforcimeve të mëdha para mbylljes së afatit kalimtar veror më 2 shtator.

Emra të njohur si Angel Correa dhe Everton Soares janë përmendur si transferime të mundshme, ndërsa tani ka dalë një emër i ri në pah.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Milani është kthyer kah Depay, i cili shihet si përforcim ideal në sulm.

Reprezentuesi 25-vjeçar holandez mund t’i kushtoj skuadrës në Serie A rreth 40 milionë euro, pasi paraqitjeve mbresëlënëse në Ligue 1.

Depay ka tre gola dhe një asistim në tre paraqitje të ligës këtë sezon, ndërsa në sezonin e kaluar shënoi gola dhjetë dhe dhjetë asistime.

Komento: